Fjalë të zgjedhura për një qytet të zbrazur-Arben Velo

in Letërsi/Tharm by

Fjalë të zgjedhura për një qytet të zbrazur-Arben Velo

Në qytetin e zbrazur
janë mëkat të rinjtë.
Sërish në gusht lindën më pak fëmijë. 
Ngjajnë sheshet
si komça të zbërthyera rrugësh.
Si paliçeta bebesh
nderur neonët çdo darkë..
 
Veç të moshuar
që nuk flasin ka.
Me heshtjet që u qajnë
të kyçura në kokë.
Si vetull fëmije, ikur diku larg,
ngjan jaka e hënës, zhubrosur në tokë.
 
Veç peshën e vetes  
po mbajnë pallatet.
Këndojnë trille dhimbjeje
si në koret greke.
Prindër vetmitarë,
mbajnë çelësat  e dyerve
si kërthiza të sapoprera bebeje.

Fotografia: Rodney Smith
 

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shiu-Don Paterson

Shiu-Don Paterson Unë i dua të gjithë filmat që fillojnë me shi:
Go to Top