TYM I BARDHË-Aleksandër Bardhi

in Letërsi/Tharm by

TYM I BARDHË-Aleksandër Bardhi

 

Gyshja thoshte
se në shtëpinë tonë,
kishte kohë
që kishte hyrë i paudhi.

Motra përlotej
dhe dilte nga shtëpia.

Unë mërzitesha
dhe i shkoja pas.

Një natë u fol
për një fjollë tymi
që bëhej pëllumb
e dilte nga dritarja.

Nëna qeshte.
Babai flinte i fundit.

Gjyshja, që pa gdhirë
dilte rreth e rreth shtëpisë
dhe mblidhte gurinjtë
që binin mbi çati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top