NJË BURRË-Aleksandër Bardhi
Mbrëmë takova një burrë.
Një burrë të imët, të fshehtë, të përhënur,
ku vetonin ato misteret e klithmave të ujit
në çastin kur takohen me tokën e zhuritur.
– Eja, – më tha.
Me mua do të të duket se s’do të vdesësh kurrë!
Dhe për aq sa bëhet një kryq në heshtje,
nisi një këngë.
Këngë për një satanike të vogël.
Si ato flakëzat e kaltra që ndizen nëpër erëra,
që tani shuhej e mpakej
diku lart në male duke mbledhur shkarpa për zjarret në shpellë.
Dhe pastaj heshti.
Heshti gjatë.
O, ç’heshtje e errët!
Si ajo heshtja e qilarëve
të freskët në vjeshtë,
ku verërat këndojnë këngë demonësh
vrarë pa gjyq netêve me hënë.

Shpresoj të më njohësh-Aleksandër Bardhi
Shpresoj të më njohësh-Aleksandër Bardhi Kur ti kalonNdizen dritat në qytetUnë e trëmbur fshihemPas kazanit