Këmbana reumatizme malli-Arben Velo
Sa herë thika e vetmisë së hënës,
më godet në eshtra,
zanoret e emrit tënd,
fluturojnë e kthehen
xixëllonja Maji.
Nga mungesa jote,
kokallat e mia
kthehen
këmbana reumatizme malli.
Si piperka djegëse,
mbledh xixëllonjat
dhe i vendos përmbi gjunjë.
Më kot kërkoj miq
të ndiej një këshillë
si ta ndjek drobitjen
gurë mbi gurë.
Qeshjet e tua
që ajrin s’e kanë dredhur
gjithë këto ditë,
me qepën e bardhë të vesës.
Mbi kopsa lëkure
i vë
si napë me kripë.
“Duro” ! – i them vetes,
është reumatizma e mallit.
Metaforës i kërkoj recetë për mungesën.
Duke të pritur Ty
kokën vendos mbi supet e verës.
Dhimbjen e kyçeve të udhëve
kthej si bishtra ketrash,
varur pas derës.
TRI VJESHTA, NJË QYTET DHE NJË LUMË 1864 – 1944 – 2026/Arben Velo
Arben Velo Fieri ka shumë histori, por ndoshta historia e tij më e bukur mund të