Mendo për të tjerët- Mahmoud Darwish
Ndërkohë që përgatit mëngjesin – mendo për të tjerët.
Mos harro të ushqesh pëllumbat.
Ndërkohë që udhëheq luftërat e tua – mendo për të tjerët.
Mos harro ata që duan paqe.
Ndërkohë që paguan faturën e ujit – mendo për të tjerët.
Mendo për ata që mund të pinë ujë vetëm prej reve
Ndërkohë që shkon në shtëpi, në shtëpizën tënde – mendo për të tjerët – mos harro ata që jetojnë në tenda.
Ndërkohë që fle dhe numëron yjet, mendo për të tjerët – ka njerëz që nuk kanë një strehëz mbi kokë.
Ndërkohë që e çliron veten nëpërmjet metaforave, mendo për të tjerët – për ata që e kanë humbur të drejtën për të folur.
Dhe ndërkohë që mendon për ata të tjerët e largët – mendo për veten dhe thuaj: “Do të doja të isha një qiri në errësirë.”
Përktheu: Arlinda Guma

Është Natë dhe Ajo është e Vetmuar… Mahmoud Darwish
Është Natë dhe Ajo është e Vetmuar… Mahmoud Darwish Është natë dhe ajo është e vetmuar