PLANET I RRAHUR ME GRUSHTE-Sueton Zhugri
Jam si një planet i fragmentuar,
ku një lloj komete ka goditur në ballë
e një tjetër në veshka,
një në Tiranë e tjetra në
Mare Serenitatis në Hënë,
e duke rrotulluar kuptimet
në të majtën e kraterit të humbjeve
mësoj se
çdo pikë e yjeve të qiellit
është e përfytyruar.
Dule pluskuar hapësirën si dëshirë të copëzuar,
me ç’pres një dorë magjike
në një orë stoike
të rendisë eshtrat e mia të ideve
në një mozaik burimplotë
një reshtim pothuaj ushtarak,
fragmente kapotash mbushur
me medalje ironie
që satelitizohen rreth ëndërrimit.24.5.19

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të