Poezi nga Jose Emilio Pacheco
Sot e dogja letrën tënde.
E vetmja që më ke shkruar.
Dhe unë te kam shkruar,
përditë, pa e ditur ti.
Nganjëherë me dashuri,
nganjëherë me dëshpërim,
herë të tjera me mllef.
Letrën tênde e di përmendësh,
14 rreshta, 88 fjalë,
19 presje, 11 pika ndërprerjeje,
17 gabime ortografike
dhe asnjë të vërtetë.Përktheu: Eni Reçi

Ç’mbetet nga jeta-Mahmoud Darwish
Ç’mbetet nga jeta-Mahmoud Darwish Sikur të më thoshin:Në mbrëmje do vdesësh,çfarë do