Radhë jetësh dhe sendesh-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Radhë jetësh dhe sendesh-Sueton Zhugri

 

Po të rreshtonim të vetëvrarët njëri pas tjetrit.
Dhe në një tjetër rresht ngjitur
ata me vdekje të ndryshme nga kjo e para.
E gjitha kjo të ishte pa fillim, pa fund.
— Dy botë paralele, do thoshe ti.
Por si mund të thuash që ndjenjat ndahen
në të natyrshme dhe të panatyrshme?
Vallë, a do të ishte kjo si përzierje fytyrash në allçi?
Ka yje që dikur shpërthejnë dhe formojnë planete me jetë si kjo jona.
Ka nga ata që nën forcë të rëndesës zvogëlohen
dhe formojnë vrima të zeza.
Është vallë jetë e një tjetër lloji errësira?
Dhe e kundërta; është drita jonë terr për të tjerët?
Për t’u përgjigjur
duhen fikur sa e sa net,
siç fiken shpresat në shpirt.
Ose duhet ndezur e pamundura e mundur.

 

7.1.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që
Go to Top