Quo vadis-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Quo vadis-Sueton Zhugri

 

Një dallëndyshe banon në Central Park.
E ka ndërtuar aty shtëpinë, folenë e saj.
Një qen banon po ashtu në shtëpinë e tij.
Në katin të tretë. Me pamje nga deti.
Mund të banonte kudo tjetër,
Në shtëpinë e kujtdo tjetër.
Një grua banon në shtëpinë tënde,
që është dhe shtëpia e saj.
Mund të banonte kudo tjetër,
përfshi edhe shtëpinë time,
që do të ishte barazisht edhe shtëpia e saj.
Një dallëndyshe banon në Central Park
pa e ditur që banon në Central Park.
Ne banojmë në këtë galaksi pa e zgjedhur
vendbanimin. Jo shumë kohë më parë as nuk e kemi ditur që banojmë në një galaksi.
Shumë mirë mund të jetonim në Galaksinë Kleopatra, ose, edhe Andromeda.
Mund të kishim pesë këmbë, dhjetë duar
ose të ishim fare pa hundë apo sy.
E gjitha mblidhet thjesht si grusht në ëndërr,
shtëpia e tij, e saj, e jona, e tyre.
Jemi në një shtëpi pa koordinata
megjithë emrat që duam të vëmë
mbi energjinë apo materien.
Një harabel ka krijuar fole nën gjenitalet e kalit të Skënderbeut në mes të Tiranës dhe ndihet mirë, aq mirë aty.
Por ai kurrë nuk do ta dijë vendndodhjen e tij të saktë në kryqëzimin e meridianëve dhe paraleleve,
nuk do ta dijë çmimin e vërtetë që përçon ekzistenca e tij mes yjeve…
Do ta dimë një ditë vallë ne, tonin?

 

28.12.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që
Go to Top