??????????-?.?. ?????
Ti lagje qejfesh ku pasanikët rrinë gjithnjë duke pritur,
Pritje çmimshtrenjtë se mos ndodh ndonjë mrekulli,
Ti restorant i vockël ku çiftet hanë njëri-tjetrin,
Ti kafe të shpërngulurish, kthyer në strehë ligësish;
Ti që me sharm dhe me teknikë e mposhte
Ashpërsinë e dimrit, që ke vrarë vrullin e pranverës;
Që babën ndëshkimtar larg dritave të tua e shporre,
Se tek ti, dihet, bindja është e zakonshme.
Me orkestra, me vështrime, ah ti na merr në qafë,
Na bind se të gjithëfuqishëm jemi; por naivi
Që pahiri nuk të bindet saora bie
Viktimë e furive të padukshme të zemrës së tij.
Tej në rrugica të errëta ti i fsheh të pështirat
Fabrika ku prodhohen jetë për përdorim të përkohshëm
Si qafore a karrige, ato dhomat ku vetmitarët rrihen
Ngadalë si guralecë deri sa ta marrin formën e lakmuar.
Por qiellin ti e zdrit dhe dritën tepër larg e hedh
Deri te e paskajshmja, e ngrira fshatarësi,
Atje ti natë pas nate ia josh fëmijët katundarit
Si ai ungji i lig, që të udhëzon kah e ndaluara.
1952
Përktheu: Arbër Zaimi