Tek Kopshti i Shelgjeve – W.B. Yeats
Aty tek kopshti i shelgjeve unë dashurinë e takova
Ajo po kalonte kopshtin e shelgjeve me këmbët e saj të vogla e të bardha si bora
Ajo më këshilloi që ta marr dashurinë lehtë, si gjethet që çelin tek pema
Por unë, isha i ri dhe i krisur, dhe atë nuk e pranoja.Në një fushë buzë lumit bashkë me dashurinë qëndrova
mbi supin tim të përkulur ajo shtriu dorën e bardhë si bora.
Ajo më këshilloi që ta marr jetën lehtë, si bari që mbin mbi digat;
Por unë isha i ri dhe i krisur, dhe tani jam i mbushur me lot.
Përktheu: Erlind Sulko
Sirena – W.B. Yeats
Sirena – W.B. Yeats Një sirenë gjeti një djalë duke notuar, atë e zgjodhi për vete,