• verdal-1-2.jpg

“Suzana”-Leonard Cohen

in Letërsi/Muzikë/Përkthim/Tharm by

Leonard Cohen – Suzana

Suzana të shpie nga shtëpia e saj ndanë lumit

Mund të dëgjosh varkat tek shkojnë

Mund të kalosh përgjithnjë natën pranë saj

Dhe ti e di se ajo është gjysmë e çmendur

Por prandaj dhe do që të jesh me të

Dhe ajo të ushqen me çaj dhe portokalle

Që vijnë që prej Kinës së largët

Dhe sapo ke ndërmend t’i thuash

Se nuk ke dashuri për t’i falur

Atëherë ajo të merr me tërë valën e saj

Dhe lumi përgjigjet për të

Së ti gjithnjë ke qenë i dashuri i saj

Dhe do të udhëtosh me të

Dhe do të udhëtosh i verbër

Dhe e di se ajo do të të besojë

Sepse ke prekur trupin e saj të përkryer me mendjen tënde.

 

Dhe Jezusi ishte detar

Kur ecte mbi ujëra

Dhe kaloi një kohë të gjatë së vështruari

Prej kullës së tij të vetmuar

Dhe veç atëherë kur qe i sigurt

Se vetëm ata që janë duke u mbytur mund ta shohin

Ai tha: “Të gjithë njerëzit do jenë detarë

Derisa deti t’i çlirojë”

Por ai vetë ishte i dërrmuar

Kohë më parë se qielli të hapej

I braktisur, pothuaj njerëzor

U fundos si shkëmb nën urtësinë tënde.

Dhe do të udhëtosh me të

Dhe do të udhëtosh i verbër

Dhe mendon se ndoshta do t’i besosh

Sepse ka prekur trupin tënd të përkryer me mendjen e tij.

 

Tani Suzana të merr përdore

Dhe të çon drejt lumit

Ka veshur pupla dhe rrecka

Prej afisheve të Armatës së Shpëtimit[1]

Dhe dielli derdhet si mjaltë

Mbi zonjën tonë të limanit

Dhe ajo të tregon ku të shohësh

Midis mbeturinave dhe luleve

Ka heronj në algat e detit

Ka fëmijë në mëngjes

Ato anohen prej dashurisë

Dhe përgjithnjë do anohen prej saj

Ndërsa Suzana mban pasqyrën

Dhe do të udhëtosh me të

Dhe do të udhëtosh i verbër

Dhe e di që asaj mund t’i besosh

Sepse ka prekur trupin tënd të përkryer me mendjen e saj.

Përktheu: Belfjore Qose

_____

Në foto Suzanne Verdal, gruaja që frymëzoi Leonard Cohen-in për ta shkruar këtë këngë.

 

[1] Salvation Army – Organizatë e krishterë bamirësie, mjaft e njohur.

5 Comments

  1. Perkthyesja duhet pergezuar per kontributin, ndonese, me pak kujdes, mund te ishin shmangur ca mikrostruktura te pasakta morfologjike, qe e bejne imazhin dhe tingellimin te duken “te patretur” ne shqip (“te shpie nga [te] shtepia e saj”, “anohen prej [ndaj] dashurisë”). Mungese vemendjeje duhet te jete edhe perdorimi gabim i peremrit vetor “ato” ne vend te “ata”, kur perseritet emri ne shumes “femije/-t”.
    Nje lexuesi sqimatar i duhet fare pak per t’i prishur buzet, ose ndoshta sepse poezise i shkon per shtat me shume pershtatja se perkthimi i sakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top