Margaret Atwood – Poezi nate
S’duhet me pasë frikë prej asgjëje,
asht veç era
tue marrë nga lindja, asht veç
yt atë vetima
nana jote shiu
Në kët’ vend uji
me hanën e vet bezhë të lagësht si kërpudhë,
me cungjet e zhytun e zogjtë e gjatë
që notojnë, njaty ku myshku rritet
n’tana anët e pemëve
dhe hija e jote s’asht hija e jote
por shkërbimi yt,
prindët e tu zhduken
kur perdja të mblon derën.
Na jena t’tjerët,
njata prej poshtë liqenit
që rrijnë heshtaz ndanë shtratit tand
me kokat tona t’errsinës.
Kena ardhë me të mblue
me lesh të kuq,
me lotët tanë e pëshpërima t’largëta.
Ti përkund në krahët e shiut
koshin drithmues të gjumit tand,
nësa na presim, natën tande
babë e nanë
me duart tona t’ftofta e vezullime t’vdekuna,
kur e dijmë se jena veç
hije lëkundëse t’shkapetuna
nga një qiri, në kët’ jeh
që ti ke me e ndigjue njizet vjet ma vonë.
Përktheu nga anglishtja: Elvana Zaimi

Muzgjet e shkurtit-Arben Velo
Muzgjet e shkurtit-Arben Velo Për mua muzgjetjanë kafe shqeto,i pijnë pyjet që