Sidoqoftë-Wislawa Szymborska
Mund të ndodhte.
Duhej të ndodhte.
Ndodhi më parë. Më pas.
Më afër. Më larg.
Nuk të ndodhi ty.
Shpëtove se ishe i pari.
Shpëtove se ishe i fundit.
Sepse ishe vetëm. Sepse ishe me njerëz.
Sepse majtas. Sepse djathtas.
Sepse shiu. Sepse një hije.
Sepse shkëlqente dielli.
Për fat atje ishte një pyll.
Për fat atje nuk kishte pemë.
Për fat një tren, një ganxhë, një tra, një frenim,
një slitë, një kthesë, një milimetër, një sekondë.
Për fat të mirë mbi ujë pluskonte një brisk.
Në vijim, pasi, megjithatë, pavarësisht.
Çfarë do të ndodhte nëse një dorë,
një këmbë,
një hap, një qime,
rastësisht për dreq?
Pra, aty je? Drejt e nga shpirti ende i krisur?
Rrjeta kishte vetëm një vrimë… dhe ti pikërisht që andej?
Nuk ka fund habia ime, heshtja ime.
Dëgjo
sa fort më rreh zemra jote.
Përktheu: Arlinda Guma

Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew