QERRJA-Yves Bonnefoy
Ora pesë. Ende dëbora.
Dëgjoj zëra
Faqe botës.Një qerre
Si një hënë në fazën e tretë
Ndrit, por e mbulon
Nata me një kind dëbore.Dhe ky fëmijë
Tashmë ka krejt shtëpinë për vete.
Shkon
Nga një dritare në tjetrën. Shtyp
Xhamin me gishta. Vështron
Si formohen pika aty ku ai resht
Së shtyri avullin drejt qiellit që humbon.
Përktheu: Alket Çani

Dërrasat e harkuara /Yves Bonnefoy
Yves Bonnefoy Burri, që rrinte në breg pranë varkës, ishte i gjatë, shumë i gjatë. Drita