PUNËT E MIA-Henri Michaux
Rrallë më ndodh të shoh dikë e të mos e rrah.
Të tjerëve u pëlqen monologu i brendshëm. Mua jo.
Mua më pëlqen të grindem.
Ka njerëz që ulen përballë meje në restorant dhe nuk thonë asgjë, rrinë njëfarë kohe, sepse kanë vendosur të hanë.
Ja tek është njëri.
E kap, e mbërthej, fap.
Prapë e mbërthej, fap.
E var në portmanto.
E heq prej andej.
E var prapë.
Prapë e heq.
E plas mbi tryezë, e shtrëngoj, ia zë frymën.
E zhdëp krejt, e mbyt.
Ai prap merr frymë.
E zë më dru, e marr zvarrë (filloj të nevrikosem, duhet t’i jap fund), e shtyp, e shtrydh, e përmbledh dhe e fut në gotë, e derdh haptazi përdhe dhe i them kamerierit: “Më sill një gotë më të pastër.”
Por ndihem keq, paguaj shpejt e shpejt llogarinë dhe iki.
Përktheu: Alket Çani

PLYMIT I DHIMBTE GISHTI-Henri Michaux
Henri Michaux Plymit i dhimbte pak gishti. – Ndoshta do ishte më mirë të vizitoheshe te