Poetit Ismail Kadare-Bilal Xhaferi
Ti lulëzove në stinën me rubla,
Kur ne të tjerët hamë baltën e kënetave,
Ti u këndon serenata rrugëve të Moskës,
Natashave, Tatjanave, Katjenkave,
Kur ne të tjerët hamë plumbat e mashinkave.
Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara,
Ti u jep xhelá çizmeve të xhelatëve,
çizme të rënda me gozhda ta përgjakura,
që shkelën mbi fytyrat tona të masakruara.Ti vije nga sallonet e aristokracisë së kuqe,
Vinje nga “Dasma” i dehur me lavdi,
Unë vija drejt nga zemra e popullit,
Vinja nga varrimi i babait të pushkatuar,
Vinja nga varrimi i lirisë së kombit.
Ne u ndeshëm në errësirë,
Si dy re, në një natë me stuhi,
Por që të gjithë e dinë mirë
Që shenja e furisë sime s’ishe ti:
Unë u ndesha atje me tiraninë
Hodha jetën time në kthetrat e ujqërve
Dhe u shikova me vdekjen time sy më sy.
Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo
Unë kërkoj të pamundurën – Ana Castillo Unë kërkoj të pamundurën: më