Pak nga dita e sotme dhe e nesërme-Sueton Zhugri
Jetë biçikletash braktisur oborrit të shkollës,
perimetra të lagur gome të zezë, tangjenciale mbi asfalt prehet heshtja.
Gishtërinjtë e pudrosur të mësueses zbardhin.
Një shkumës përgjysmon i trishtuar tryezën.
Bishtundësja këlthet dhe ndërton folenë në një cep avllie
Ajër i ngopur me shi dhe sy
Kështu drita dhe stinët vijnë dhe ikin me përplasje dhe krisje mureve
Lëvizin pambarim koridoreve hijet e buzëqeshjeve
Në hyrje këpucët e zbathura janë njomur prej kohësh melankolie.
Mësuesja merr shkopin tregues dhe e mbështet në tabelë.
– Po të dashur fëmijë, kjo është e njëjta dritë si dhe dje, të njëjtët damarë, e njëjta ngjyrë; – kush na kujton një këngë nga dita…dita e nesërme?
Frymëmarrjet e tyre përsëriten. Së shpejti bishtundësja do të lëshojë vezët, zërat e natës do të afrohen.
Këpucët dhe biçikletat plot kujë do të largohen e një perëndim i vjetër sa bota
ka qenë, është dhe do të ulet
mbi çatitë e ftohta të shtëpive veriore.17.3.2016
Imazhi: Pawel Kuczynsky
NA NGROH I NJËJTI YLL – Sueton Zhugri
NA NGROH I NJËJTI YLL – Sueton Zhugri Të dy pranë këmbëkryq Përballë këtij ylli duke