Letërsi/Tharm

Poezi vertikale-Roberto Juarroz

Poezi vertikale-Roberto Juarroz   Jemi kopja e një teksti që kurrë s’do të hidhet në të pastër. Me fjalë të fshira, të përsëritura, të shkruara keq e madje edhe me gabime ortografike. Me fjalë që presin, siç presin gjithë fjalët, por këtu të braktisura, dyfish të braktisura mes kufijsh të çrregullt dhe të ngurtë. E… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Tek Ura e Dragotit/Kujtim Drishti

Kujtim Drishti Ai pinte cigare dhe tregonte me zë të butë. Kishte shoqëruar në vitet 80-të një grup të çuditshëm turistësh italianë në Shqipëri. E filloi kështu rrëfimin: – Kur kaluan kufirin dhe u futën në tokën tonë ne u habitëm. Asnjë grua midis tyre. Asnjë vajzë. Shkurt, grupi i tyre nuk ndriste… – Sa… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz 17 Duhet të biem dhe s’mund të zgjedhim ku. Por ekziston një formë e erës mes flokëve, një pushim i çastshëm i goditjes, një kënd i krahut që mund ta përthyejmë ndërsa biem.   Është thjesht caku i një shenje, skaji i pamenduar i një mendimi. Por mjafton për të shmangur thellësinë… … Keep Reading

Kinema

Takim me Woody Allen-Një dokumentar nga Godard

“Takim me Woody Allen” titullohet ky dokumentar nga Godard kushtuar Woody Allen-it, i ndërtuar i gjithi mbi një intervistë. Dokumentari zëvendësoi konferencat tradicionale të shtypit me rastin e premierës së filmit të Allen-it “Hannah and her sisters” në festivalin e Kanës. Midis të tjerash në këtë dokumentar të bën përshtypje pjesa ku Allen-i thotë se… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Gjoni i madh VI-Erjon Papagjoni

Erjon Papagjoni Dy javë më vonë, pesë ditë pasi ishin kthyer nga ekspedita e radhës në ujërat e lumit përtej kurorës së maleve, të shtatë vëllezërit e të çnderuarës trokitën në derën e shtëpisë njëkatëshe në anën tjetër të Luginës, për të vënë në vend nderin e çjerrë të së motrës. Në të vërtetë ishin… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Copëz-ZAN PERRION

ZAN PERRION “Të gjithë burrave u tërheq vëmendjen një femër e zjarrtë që hyn në një sallë. Por, kur në sallë hyn një femër e bukur, u tërheq vëmendjen të gjitha grave (dhe pak burrave). Gratë, në mënyrë të fshehtë, admirojnë femrat e bukura. Nuk ka admirues më të mëdhenj se gratë ndaj femrave të… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Testament-Arjola Zadrima

Testament-Arjola Zadrima Ti vetëm lexo atë që s’them.  Kur t’i kem dhanë za, damarët jane ça e ka rrjedh mungesa jote.  Nuk i kam dy jetë ku mundet me hy krejt dielli i ksaj bote. Nëpër plasaritjet e kohës  rrezatojnë veç dromca dashnie t’përjetshme! Shkeputur nga vellimi me poezi: “Carpe Diem”, 2018 … Keep Reading

1 163 164 165 166 167 183
Go to Top