NË NJË QENDËR ARKEOLOGJIKE -Yehuda Amichai

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

NË NJË QENDËR ARKEOLOGJIKE -Yehuda Amichai

 

Në një qendër arkeologjike,

relike të çmuara anijesh pashë,

mirë pastruar: restauruar, vajisur e kalbur.

Dhe bri tyre shkarkuar një grumbull pluhurash,

që as për ferra e gjemba, për gjallim të tyre,

i dobishëm s’qe.

 

Unë pyeta: Çfarë është ky pluhur gri

shpërndarë, shoshitur e sfilitur

dhe tej flakëritur më pas?

 

Në zemër u përgjigja: Ky pluhur

jemi vetë ne… njerëzit, që të ndarë, jetën jetuam

prej bakrit, arit, kristalorëve gurë

e gjithçkaje tjetër të çmuar

dhe të tillë, deri në vdekje mbetëm.

Ky grumbull pluhuri jemi ne,

trupat tanë, tanët shpirtra,

gjithë fjalët, gojëve tona,

gjithë shpresat…

 

Përktheu: Eraldo Hatija

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top