Merre shtruar-Nâzım Hikmet 

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Merre shtruar-Nâzım Hikmet 

Jeta jo, nuk është lojë,

lyp ta marrësh shtruar,

siç bën një ketër, bie fjala,

pa pritur gjë prej gjëje,

asgjëfare.

S’ka gjë më të thjeshtë: të jetosh

do të thotë të mos bësh tjetër gjë.

Jeta jo, nuk është lojë,

ndaj lyp ta marrësh shtruar,

shtruar deri në atë pikë

sa i vënë me shpatulla pas murit,

duarlidhur,

apo brenda një laboratori,

i kyçur me përparëse të bardhë,

i kyçur me gjyslyke të mëdha,

ti makar të vdesësh vetëm e vetëm

që të jetojë ajo dritë të cilën s’do mund ta shohësh;

ti mund edhe të vdesësh,

ndonëse duke ditur mirë

se s’ka gjë më të bukur,

kurrgjë më të vërtetë

se ta marrësh shtruar.

Po pra, merre shtruar,

shtruar deri në atë pikë,

që kur të jesh i moshuar

ti të mund të shkosh

e të mbjellësh pemë ulliri,

jo si trashëgimi për bij,

por thjesht sepse ti

nuk do i besosh më vdekjes,

pavarësisht se të kall datën,

pasi dhe peshorja

është nga jeta që anon,

shumë më tepër andej anon.

Përktheu: EdonQesari 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top