Kukurisje në prag-Arb Elo

in Letërsi/Tharm by

Kukurisje në prag-Arb Elo

Të dëshirosh pikërisht tani,
kur koha e ka bërë të sajën e historitë e tua
kanë qenë si të tjerëve, si të të tërëve, aq të zakonshme,
aq të rrëmbyeshme sa ç’janë zakonisht dashuritë,
të duash pikërisht tani, në këtë moshë,
të biesh në dashuri ashtu siç duhet,
ndonëse nuk e di se ç’qenkësh kjo,
ç’kuptim ka kjo?

Ç’vrull të ka zënë, 
ç’krisë të është hapur papritur,
a je mirë o njeri?

Nuk ka se si,
nuk ka se si të jetë tjetër kjo dëshirë
pos përmallim për engjëj, për tjetër botë,
dëshirë pra për të vdekur siç duhet.

Çdo gjë është e mundur,
ndoshta të dërgojnë prej matanë dikë,
dikë vetëm e vetëm që të besosh siç duhet,
që për të madhin asgjë nuk është e pamundur,
ndonëse të zë një kukurisje si Sarën në prag të derës,
kur e mendon veten të rënë.

E ku i dihet? – të thotë një tjetër mendje,
a nuk i pate të tërë të vdekurit e qytezës nuk ka një muaj në banesë, 
a nuk ra shi kur u shëlbyen ato shpirtra?

A nuk ishe, nuk ka shumë, në rrëpirën e Orfeut
e prapa të vinte një hije nëpër natë
dhe nuk e ktheve kryet?

Durim zemër,
ndoshta shkojmë sëbashku për së gjalli
në botën tjetër.

____

Në pamundësi të një botuesi, librin me poezi “Linjë e vonë” të poetit Arb Elo, e gjeni në Amazon. Një paradoks i përhershëm ky me letrat më të mira shqipe!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top