Fëmijë i përkohësisë-Sueton Zhugri
Gjithë lotët e gjithësisë mbaj mbi supe
dhe breshërin e rëndë të luleve
Yllin polar si qen tërheq gjer në derë të më shurdhojë me lehjet e tij …
Ulur në pragun e thellësive
Ç’është e reja e vjetër
ende e pathënë?
Gjymtyrë pas gjymtyre thyhet
dhe vetmia që më ndjell si melodi
Zukatja që nata krenarisht rënkon.
Turinjtë e yjeve që mbyllin sytë mbi degë mekur
nga frymë e mendrave dhe trëndafilave
Dhe unë që mendoj për ty
e nuk i vras dot
fëmijët e përkohësisë.11.7.2017
NA NGROH I NJËJTI YLL – Sueton Zhugri
NA NGROH I NJËJTI YLL – Sueton Zhugri Të dy pranë këmbëkryq Përballë këtij ylli duke