PRANVERË
Kur ktheva kokën
ai që kisha hasur udhës
kish humbur në mjegullShiki
*
Mjegull e mbrëmjes
gjërat e shkuara
sa të largëtaKito
*
Lopa që shita
po ikën nga fshati
nëpër mjegullHyakuchi
*
“Era pranverore”
thonë zotëria dhe shërbëtori
duke ecur së bashkuTaigi
*
Ditë e gjatë
m’u lodhën sytë
duke soditur detinTaigi
*
Mbrëmje pranvere –
e kurrkujt
karroca e braktisurGyodai
*
Kur plakesh
të merr të qarët
edhe nga gjatësia e ditësIssa
*
Ditë e gjatë
lundra bisedon
me zallishtenShiki
*
Keq ta këpusësh!
keq mos e këpusësh!
ah, manushaqja!Naojo
*
Pranë pusit
me ujë të ndenjur
lulet e kumbullësIssa
*
Njerëzit nuk i shohin
lulet e gështenjës
pranë çatisëBasho
*
Festë lulesh –
shoqëruar nga e ëma
fëmija i verbërKikaku
*
Le të më gjuajnë me gur
këputa
një degë qershieKikaku
*
Dega plot lule e kumbullës
i fal aromën
atij që e theuChiyo-ni
*
Botë dhimbjesh e hallesh
edhe kur qershitë
lulëzojnëIssa
*
Mbi bajgën e kalit
lulet e kumbullës së kuqe
si të përflakuraBuson
*
Shelgu lëkundet
duke i buzëqeshur
derësIssa
*
Po kthehesha
i fyer e i tërbuar –
shelgu në kopshtRyota
*
Gjithë fukarenjtë
kërkojnë një strehë për natën –
ah, lulevilet!Basho
*
Eja të lozim bashkë
harabel
jetimIssa
*
Dallëndyshe e mbrëmjes
zemrën e kam plot frikë
për të nesërmenIssa
*
Një dallëndyshe fluturoi
nga hunda
e Budës së MadhIssa
*
Si të mos kish ndodhur asgjë
gala
dhe shelguIssa
*
Edhe kur e ndjekin
s’duket kurrë e ngutur
fluturaGaraku
*
Një lule e rënë
ringjitet në degë –
jo, ishte fluturMoritake
*
Flutura rreh flatrat
sikur të dëshpërohej
nga kjo botëIssa
*
Me një të shkundur
kaprolli përze fluturën
dhe fle sërishIssa
*
Nën shiun pranveror
një vajzë e bukur
bën një gogësimë të gjatëIssa
*
Qenushi i përgjumur
shtyn me putra
shelgunIssa
*
Gratë e orizores
çdo gjë e kanë të ndragur
veç këngësRaizan
~ • ~
Zgjodhi e përktheu: Alket Çani

SHAH-Jorge Luis Borges
SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,Ku dy ngjyra urrehen