Gjurmë këmbësh në zemrën tënde-Gary Lenhart

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Gjurmë këmbësh në zemrën tënde-Gary Lenhart

Dikush do të hyjë në jetën tënde,
Do të të lërë një gjurmë këmbësh në zemër,
Do të ta kthejë atë në një korridor të rrrëmujshëm
Mbushur me çizme me baltë të tharë, doreza fëmijësh,
shalle që të kruajnë
– Ku ti ndalesh për t’u shpështjellë,
Apo për t’u bërë gati për dalje të vrazhda
Përmes stuhive që ulërijnë, apo
Mbi ndenjëse automobilash të ngrirë,
Arratisje drejt natyrës së egër, ku prekja është e mpakur, hundët vesojnë,
Dhe frymëmarrja të shpon si thikë,
Aq sa kur të takosh dikë
Që po largohet nga jeta jote
T’ia tundësh dorezat e ngrira, të ngurta
E të presësh me padurim një mbrëmje pranvere
Kur ta palosësh dimrin e ta largosh
Deri në takimin tënd të radhës
Me një të ftohtë aq mpirës… sa ta mbushësh përsëri
Paradhhomën e zemrës
Me shtresa rrëmuje fshati.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shi-Roberto Bolaño

Shi-Roberto Bolaño Po bie shi, e ti thua: “duket sikur retë po
Go to Top