E ndotur dhe e veshur keq-Roberto Bolaño
Në shtegun e qenve, shpirti im ndeshi
zemrën time. Të thyer, por të gjallë,
të ndotur, të veshur keq dhe plot me dashuri.
Në shtegun e qenve, atje ku askush nuk dëshiron të shkojë.
Një shteg ku udhëtojnë vetëm poetët
kur nuk u ka mbetur më asgjë për të bërë.
Por unë kisha ende aq shumë gjëra për të bërë!
E megjithatë, isha atje: duke dënuar veten me vdekje
nga milingonat e kuqe
nga milingonat e zeza gjithashtu, që udhëtonin nëpër fshatrat e zbrazët:
një frikë që rritej
derisa prekte yjet.
Një kilian i shkolluar në Meksikë mund të durojë gjithçka, mendova,
por nuk ishte e vërtetë.
Natën, zemra ime qante. Lumi i ekzistencës, këndonin disa buzë në jerm, që më vonë zbulova se ishin të miat,
lumi i ekzistencës, lumi i ekzistencës, ekstaza struket pas bregut të këtyre fshatrave të braktisur.
Matematikanë dhe teologë, parashikues fati
dhe banditë shfaqeshin
si realitete ujore në mes të një realiteti metalik.
Vetëm ethet dhe poezia ngjallin vizione.
Vetëm dashuria dhe kujtesa.
Jo këto shtigje, as këto fusha.
As këto labirinte.
Deri kur më në fund, shpirti im ndeshi zemrën time.
E vërtetë, ishte e sëmurë, por ishte gjallë.Përktheu: Arlinda Guma
Dhurata ime për ty-Roberto Bolaño
Dhurata ime për ty-Roberto Bolaño Dhurata ime për ty do të jetë një humnerë, tha ajo,