Alergjik i pandreqshëm ndaj së vërtetës-Jeffrey McDaniel
Më fal që u vonova.
Më ndali një polic
se po i jepja makinës symbyllur,
me një qiri me aromë mjedre
që po më dridhej në gojë.
Më fal që u vonova.
Isha rrugës
kur ndjeva një fabul
të më mblidhej në krah.
Kam frikë nga lartësitë.
Fatmirësisht Toka
është në katin e dytë
të universit.
Nuk jam njeriu prej qelqi.
Unë jam ai bufi
që sapo dëshmoi
rrëzimin e një tjetër peme
në pyllin e jetës tënde.
Unë jam ati yt
që tund kokën
tek mendon për ty.
Jam fjalët e tij që shpërbëhen
në mendjen tënde si gjurmët e hapave
në një rrebesh shiu.
Unë jam një gotë martini fronhollë.
Po i hedh ullinj
demit brenda teje.
Po ta dekoroj
labirintin,
duke varur fotografi
të të gjithë njerëzve
që humbën rrugën
korridoreve të tua.Përktheu: Arlinda Guma
Piktura: René Magritte
Letër gruas që rreshti së më shkruari-Jeffrey McDaniel
Letër gruas që rreshti së më shkruari-Jeffrey McDaniel Doja të ishe e para që ta merrje