Poezi nga Mahmoud Darwish
Këtu, rrëzë kodrave, përballë muzgut e ligjit të kohës
Pranë kopshtijeve të hijeve të thyera
Bëjmë çka bëjnë të burgosurit
Çka bëjnë të papunët:
Kultivojmë shpresë.
Një vend që bëhet gati të agojë. E ne gjithnjë e më pak të mençëm
Se sytë i mbajmë nga çasti i fitores:
S’ka natë nata jonë ndriçuar prej bombardimeve
Armiqtë janë vigjilentë dhe bëjnë dritë për ne
Në terrin e bodrumeve.
Këtu s’ka “unë”.
Këtu Adamit i kujtohet dheu i baltës prej së cilës u bë.
Në zgrip të vdekjes ai thotë:
S’kam më asnjë shteg për të provuar:
I lirë jam të zgjedh lirinë time. E ardhmja rri në dorën time.
Shpejt do të jem në jetë
Do të lind i lirë e i paprind
Dhe për emrin tim do të zgjedh shkronja të kaltra…
Përktheu: Arbër Zaimi
E kam një vend në teatrin e braktisur-Mahmoud Darwish
E kam një vend në teatrin e braktisur-Mahmoud Darwish E kam një vend në teatrin e