Laje botën-Desantila Qerimaj Rranxa
Laje botën,
hiqja ftyrat
vetmia s’ka me t’vrá!
Ka me t’mundue ngjyra e tepërt
ka me t’mungue dyshimi i parë
cikli i krymit që bahet flutur.
Laji sytë e ktheji kah trishtimi
shtyje me bindje portën e ndryshkun
e humbu, humbu, humbu
mbas zhgunit t’kësaj parade t’rreme.
Laje botёn,
hiqja ftyrat
njomu n’dhimbje
e vetmia s’ka me t’vrá!
Kur ta dish se edhe ti je cikёl
i fotove t’botës,
e ke forcë me i shkye
para pasqyrës t’vjetёr
që ke harrue me e shndritë.
S’u vodh drita prej nesh-Desantila Qerimaj Rranxa
Desantila Qerimaj Rranxa është një poete shqiptare që jeton në Londër. Në një vend plot me