E piva ndjenjën me fund -Desantila Qerimaj Rranxa
E piva me fund,
ndjenjën e gishtave t’brishtë
derdhë lkurës, mandej mbështolla
dhuratë për natën teme
tablotë me nuanca të zeza.
Kam krijue shum’ herë gjana t’kota,
i kam besue kotsisë,
deti… ma burgosi rrenën e luleve
pritje e dënimit që s’njifja.
Ti the: N’se flas me gërma
bota ka me kuptue,
të besova ty, po jo botës!
U afrova nji hap honit,
gjithkush ishte rutin’e “paformë”
veç ledhatimit!
Gjithçka njisoj, njerzit gëzojnë.
Vrava pllumbat e mesazhet e lira
u dergja pasqyrash si frikë që s’njef hapsinë.
Tash s’dij, çka me bá me lirinë e kuptimit?
Me flokët që tufa-tufa premtojnë kohën.
Nesër, nesër kam me i zbukurue,
me kenë ajo çka duhet me kenë.
Çdo nesër vjen
e un’ mbes vajza e fjalës,
parregullsi e çastit kalendarik
tue dashtë refrenin tand të viteve.
Kam me t’kërkue gjithsesi, grue._______
Nga libri poetik; “Arie t’krisuna”Piktura: Katya Gridneva
Poezia e lexuar nga autorja:
Për poezinë “Metrazh i lajthitur” të poetes Herman Çuka
Defekt-teknik i kërkoi poetes Desantila Qerimaj Rranxa të zgjidhte një prej shkrimeve të publikuara në këtë