Bota e Qetë-Jeffrey McDaniel
Në përpjekje që njerëzit ta shikojnë më shumë në sy njëri-tjetrin,
dhe për të kënaqur edhe memecët,
qeveria ka vendosur t’i japë secilit person vetëm njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë fjalë, në ditë.
Sa herë bie telefoni, unë e vë në vesh
pa thënë as “alo”..
Në restorant vetëm sa e tregoj me gisht supën e pulës.
Po përshtatem mrekullisht me mënyrën e re.
Natën vonë, i telefonoj të dashurës sime të largët,
i them me krenari: Sot përdora vetëm pesëdhjetë e nëntë fjalë.
Të tjerat i ruajta për ty.
Kur ajo nuk përgjigjet,
kuptoj se i ka harxhuar të gjitha fjalët,
ndaj i pëshpëris ngadalë “të dua” tridhjetë e dy herë herë e një të tretën.
Pastaj thjesht rrimë në linjë
dhe dëgjojmë frymëmarrjen e njëri-tjetrit.
Përktheu: Arlinda GumaPoezia e lexuar nga Arlinda Guma:
Si ta përballosh autoritarizmin
Një vizitë në shtëpinë e një poeteje në Kraków më sjell ndërmend mësimet e disidentëve të