Dashuria-Czeslaw Milosz
Dashuri do të thotë të mësosh ta shikosh veten ashtu siç kundron gjërat e largëta.
Sepse ti je vetëm një gjë midis shumë të tjerave.
Dhe kushdo që sheh në atë mënyrë ia shëron zemrën vetes.
Pa e ditur, prej të këqijave të ndryshme
Një zog dhe një pemë i thonë atij: Mik.
Atëherë ai kërkon të bëhet dritë për veten dhe për gjërat përreth tij
Në mënyrë që ato të qëndrojnë nën shkëlqimin e pjekurisë.
Nuk ka rëndësi nëse ai është i vetëdijshëm se çfarë shërben:
Kush shërben më mirë nuk arrin ta kuptojë gjithmonë aktin e tij.
Përktheu: Arlinda Guma
Humanizmi i Paanë i Anton Çehovit
Scott Bradfield Anton Çehovi ishte ndoshta shkrimtari më i madh rus më pak monumental i gjeneratës