Grua e bukur-Nuri Plaku

in Letërsi/Tharm by

Grua e bukur-Nuri Plaku
 

Grua e bukur që erdhe papritur
E më hodhe në sy
Një grusht me vetëtima stuhish,
Tashmë ti je brenda meje,
Kthyer në gur rrufeje
Dhe rëndon
Sa një lamtumirë.
 
Eja të puthemi me vdekjen para se të ikësh
Diku në shtigjet e mbushur me ulërima ujqish,
Atje ku magjistarët
Kërkojnë gurët e rrallë të qiejve.
 
Në kafazin e gjoksit tim
Ulërin bisha e fatit
Me gurin e rrufesë në gojë.
 
Grua e bukur që erdhe papritur,
Merre atë gur para se të ikësh
E hidhe diku
Në një lumë të ngrirë gjaku.

Tags:

1 Comment

  1. Një poezi e nivelit të lartë, ku simbolika dhe mendimi shkrijnë gjatë rrugës njeri tjetrin, gjersa krijojnë sebashku një gur rrufeje Shkrepëtimat që ndeshen herë pas here nëpërmjet vargjeve, janë thjeshtë bukuria e një gruaje, qe autori e ka shndërruar në një heroinës artistike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë
Go to Top