Shpresoj të më njohësh-Aleksandër Bardhi
Kur ti kalon
Ndizen dritat në qytet
Unë e trëmbur fshihem
Pas kazanit të plehrave.
Ti s’e di kush jam
As kush kam qenë
As kush do jem.
Se po ta dije
Të shtatë plumbat
Do t’mi derdhje në gojë
Për shpirtin tim të fundit.
Unë jam pronarja e parë
E zejeve të tua dinake!
Ti je dobija çliruese
E kënaqësive të mia
Të një kohe tjetër.
Shpresoj të më njohësh
Mua – Penelopën e lavdisë
së dikurshme
Që tani bëj jetën
E një maceje urbane.

TYM I BARDHË-Aleksandër Bardhi
TYM I BARDHË-Aleksandër Bardhi Gyshja thoshtese në shtëpinë tonë,kishte kohëqë kishte hyrë i paudhi. Motra