Tag archive

Përktheu: Stefan Zhupa

Gur perifrazues-Kiki Dhimula

Gur perifrazues-Kiki Dhimula   Fol. Thuaj diçka, çfarëdo qoftë. Veç mos rri si statujë e çeliktë. Zgjidh qoftë edhe një fjalë, që të t’lidhë më fort me pasigurinë. Thuaj: “padrejtësisht”, “pemë”. “zhveshur”. Thuaj: “do ta shohim”, “pa peshë”, “peshë”. Ka aq shumë fjalë që ëndërrojnë të kenë pakëz jetë të çlirët në gojën tënde. Fol.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Fletë kalendari-Tasos Livadhitis

Fletë kalendari-Tasos Livadhitis Kush e di se ç’do të ngjajë nesër,a kush e mori vesh se ç’ndodhi dje. Vitet m’u tretën aty-këtu, ndër dhoma, ndër trena, ndër ëndrra,por nganjëherë zëri i një gruaje, ndërsa bie nata, ngjason me lamtumirën e një moshe që po përfundondhe ditët që i ke mangët, o shkurt, ndoshta do të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Traktat i shkurtër-Tasos Livadhitis

Traktat i shkurtër-Tasos Livadhitis   Kurrë s’do ta mësoshse ç’ishe për mua,edhe sikur t’ishe diell në udhën time. Kurrë s’do ta mësoshqë ishe kënga ime,edhe sikur të këndoja veç për ty. Kurrë s’do ta mësoshse pas lotëve të mifshihej shpresa dhe se ti ishe loti im, një shpresë e paarritshme, një rreze drite në stuhinë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Të pres kudo – Tasos Livadhitis

Të pres kudo – Tasos Livadhitis Në ardhtë ndonjëherë çasti që të ndahemi, e dashura ime, mos e humb kurajën.Më i madhi virtyt i njeriut është të ketë zemër. Por edhe më i madh është virtytikur t’i duhet ta lërë mënjanë zemrën e vet. Dashurinë tonë fëmijët do ta lexojnë nesër në librat shkollorëpranë emrave… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis

Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis Në ardhshi ndonjë ditë në dhomën time,do t’ju dëftej një tablo të madhe,zbritjen e Krishtit nga kryqi,të papërfunduar, ta pret mendja,është kaq e vështirë të përfundosh gjësend,sa dhe lutjet e fëmijërisë, më ndërmendet,nuk arrita kurrë t’i përfundoj.Hapat e babait të dehur, britmat e nënës,dyert që hapeshin e… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Natën e mirë, jetë-Menelaos Luntemis

Natën e mirë, jetë-Menelaos Luntemis Shpresoni! Nuk ka në botë gjë më të ëmbël sesa pak çaste hidhërimi gjatë jetës. Jetoni! Asgjë tjetër në botë nuk vlen më shumë se kjo. Eh, pas ca vitesh, në një natë të këtillë, do të kuptoni sa e bukur është jeta dhe do të më kujtoni… Mbyllini sytë…… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

E trishta kuti postare/Tasos Livadhitis

Tasos Livadhitis Koha, ma merr mendja, është me gjasë një dënim i ngadaltë – për më të tejlashtin gabim. U errësua. Hapa dritaren dhe mbajta vesh nga larg ankimin e kahershëm të botës.Kështu i humbasim zakonisht vitet tona më të bukura, duke u marrë me gjëra të kota: me të nesërmen që s’po vjen apo… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Iku edhe vera – Nikos Kavadhias

Iku edhe vera – Nikos Kavadhias Kaq ishte edhe vera… iku… dhe erdh’ koha të lëvizim edhe ne. Dy muaj i kaluam duarkryqedhe pse kishim plot ide në kokë. S’bëmë asgjë nga ç’kishim në mendjee shtynim gjithçka për të nesërmençdo ditë shkruam një letër për dikëpor ajo s’e ka marrë ende. Nëpër taverna detarësh uleshim… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Aromë mbrëmjesore–Tasos Livadhitis

Aromë mbrëmjesore–Tasos Livadhitis Në ca raste vetmia bëhet e padurueshme, formon atëherë një numër telefoniqoftë sa për të dëgjuar një zë, pyet për dikë, i ke rënë “gabim”, të thonë gabim ka qenë gjithçka, edhe rrugët ku baritëm, edhe fjalët që thamë, edhe duart që shtrënguam… Kur isha fëmijë fshihesha pas komosë, aty gjendej pafundësia,… Keep Reading

Go to Top