SODITJE II-Alket Çani
Na duhet të mësohemi me mungesën e vetmisë.
Pamje e pambaruar, mendim i dalë papritmas
Nga pamundësia e mendimit; dhe afet e mërzisë
Vijnë e ikin pa e prekur praninë e vdekjes.
Ç’hapësirë e pandjeshme na mban jashtë hapësirës?
Zgjimi na lë çdo ditë shijen e hidhur të dobisë
Dhe rrënojat e akteve të pritshëm dhe tiparet
E kotësisë së dëshirave të ngulmëta.
Hiatus ëndrre, tepri ligjërimi, shterpësi e zhguallit të botës
Dynden në gjumin tonë pa e kapur dot kuptimin
E shenjave që bën ahti dhe agori i trupit.
Kumbim i mbytur i kujtimit të gjërave, harresë e brishtë,
Tinguj të zbrazët – gjurmë të palënda. Vetmia
Priret të na largojë nga ajthi i vetmisë.
DUART-Alket Çani
DUART-Alket Çani Duart tona – shqisa të kureshtjes sonë, Trajta të gjalla ndjenjash të paqeta,