Rishoh-Sueton Zhugri
I rishoh hapat e tua mbi
parmakët e një ekuilibri të dëshpëruar,
lulet e ballkoneve të përqafimeve
me vazot varur jashtë në erë…Në buzë fjalët antike të lamtumirave
të qarta e të ngrira
si sy nga qielli mbetur hapur
të të vrarëve në llogore.Të kam dashur,
asnjë zog s’mund
ta cicërojë më mirë;
as qielli
me gjithë blunë e tij
më shumë s’mund ta kaltërsojë.Mund të ta këndoj pafund, pafund.
Pafund mundem të të dashuroj…I rishoh hapat e tua mbi dunat e zbaticës
që pikturojnë shputa të lagura
dhe pulëbardha që vallëzojnë
mbi dallgë të buta valse hyjnoreI rishoh ende hapat e tua
që më mbulojnë
si fletë të një vjeshte
të pajetuar
dhe trupat tanë lëvizës
të puthitur, përqafuar nga yjet…
10.11.2020
Monotonia e lumturisë-Sueton Zhugri
Monotonia e lumturisë-Sueton Zhugri Jam në park sot e dashur,marr frymë thellë ndërkohë që ti po