Retë-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Retë-Wislawa Szymborska

 

Duhet të jem vërtet e shpejtë
për të përshkruar retë –
mjafton një grimë sekonde
që ato të fillojnë të shndërrohen në diçka tjetër.

Tipari i tyre dallues:
ato nuk përsëritin asnjë trajtë, nuancë, pozë apo ujdi të vetme.

Të parënduara nga barra e kujtesës së çdo lloji,
ato lundrojnë lehtësisht përmbi fakte.

E ç’dreqin mund të dëshmojnë?
Ato shpërhapen sa herë që ndodh diçka.

Krahasuar me retë,
jeta mbështetet në tokë të fortë,
gati e përhershme, pothuajse e përjetshme.

Pranë reve
edhe një gur duket si vëllai i tyre,
dikujt të cilit mund t’i besosh,
ndërkohë që janë thjesht të largët; kushërinj trillanë.

I lënë njerëzit të ekzistojnë nëse ata duan,
dhe pastaj të vdesin, njëri pas tjetrit:
reve as nuk u intereson
çfarë bëjnë ata
atje poshtë.

Dhe kështu flota e tyre krenare
lundron e patrazuar gjatë gjithë jetës suaj dhe times, ende e paplotë.

Ato nuk janë të detyruara të zhbëhen atëherë kur ne të mos jemi më.
Atyre nuk u duhet të duken teksa vazhdojnë të lundrojnë.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top