Poezi nga Shpëtim Selmani
unë vij nga burgu i fluturave
prangat e mia janë nga pendët e palloit indian
më vjen turp të jem i pasur
u takoj krojeve të malit
dua të më duan të gjithë budallenjtë e botës
kurora ime është nga gjethet e vyshkura të rrushit
jam kundër legjendave dhe miteve
në grusht mbaj zemrën e së ardhmes me
frikë dhe dyshim,
nëse i dëboj djajtë nga vetja
kam frikë se edhe engjëjt do tia mbathin.
Duhet-Shpëtim Selmani
Duhet-Shpëtim Selmani duhet të jemi të mirë me kryeministrin,të jemi të mirë me armiqtë e kryeministrit,të