KOHË ME DIELL-Gazmend Krasniqi
Ikin avionët dhe zogjtë,
Dhe heshtja, si gjithnjë me pak mund,
Ngre skeptrin e ndryshkur;
Sa, edhe qyteti atje përtej, gjysmë i mpirë,
Kërkon të mbysë rrahjet e zemrës së vet.
Vetëm një trung ulliri,
Përkulur si kokë filozofi,
Mbledh çfarë nxjerrin nga toka gishtat e diellit:
Kush kthehet nga harresa, kërkon një zë –
Jo atë që kishte
Por atë që donte të kishte –
Që ta quajë nostalgji.
Jeta nuk mbaron as këtu:
Nga fundi i saj
Vjen një diellnajë përpirëse
Si vrimë e zezë.
Unë, një trup që s’kërkon asgjë,
Me dromcat e dështimeve të përditshme
Ndjell avionët dhe zogjtë
Për të nesërmen që e kam jetuar tashmë.

Si filloi poezia moderne/Gazmend Krasniqi
Gazmend Krasniqi Charles Baudelaire(9 prill 1821 – 31 gusht 1867) U desh kohë që modernizmi të