Këngë për një Grua- Yehuda Amichai
1.
Trupi yt është i bardhë si ajo rëra
ku fëmijët s’kanë luajtur kurrësytë e tu të bukur e të trishtë
si lule të vizatuara në një libër shkollorflokët e tu tek varen dredha-dredha
si tymi prej flijimit që ofroi Kaini:duhet ta vras tim vëlla
im vëlla duhet të më vrasë.2.
Këpucët e tua të zbrazëta vajtuan
gjatë gjithë natës ndanë shtratit tënddora jote e djathtë varej jashtë ëndrrës tënde,
flokët e tu studionin të folurën e natës
në një libër të grisur prej ereperdet lëvizën
ambasadorë fuqish të huaja.3.
Nëse ti e hap pallton
dashuria ime duhet të zgjerohetnëse ti vesh beretën e bardhë rrumbullake
gjaku im duhet të bëhet edhe më i kuqkudo që ti dashuron
duhen hequr moblijet prej hapësirëspemët, malet, detet – të gjitha këto
të hequra prej botës kaq të ngushtë.4.
Kur ti buzëqesh
idetë serioze befasisht përgjumengjithë natën malet heshtin ndanë teje –
në mëngjes rëra niset e shkon bashkë me ty te detikur ti më bën gjërat që m’i kënda
gjithë industria e rëndë ndalet e pushon.Përktheu Arbër Zaimi
Këshillë për një dashuri të mbarë-Yehuda Amichai
Këshillë për një dashuri të mbarë-Yehuda Amichai Këshillë për një dashuri të mbarë: Mos u