KATËR FËMIJË-JULIA GJIKA
Atë natë,
nuk mund të flija.
Kisha parë një fotografi,
me diciturën: Qytet i zbrazur
pas bombardimeve.
Edhe një tjetër,
kur nëpër gërmadha
luanin katër fëmijë.
Katër fëmijë, të mbetur
nën qiellin e hapur, pa strehë, jetimë.
Për çudi ndjeva aromë dheu
përzier me aromë frymësh.
Katër djelmoshë luanin.
Aromë djerse dhe
erëra që bënin korrente!
Kishte rënë mbrëmja.
Nga pluhuri i hënës,
fytyrat e tyre herë ndiçoheshin
e herë nuk dalloheshin mirë…
Katër djelmoshë flisnin me yjet,
ngroheshin në kurrizet e njeri-tjetrit.
Sa të gdhijë!
Kur bota do të shohë
plagët, që një komb i hap kombit tjetër.
Deri kur?

ENDE-JULIA GJIKA
ENDE-JULIA GJIKA Dekada të tëra, luftuan për ditën fatlume. Një jetë ishin barkas. Egërsia e