GJËRAT E VOGLA-Visar Zhiti
Vetëm me një gjethe
di të flas për pyllin
dhe vetëm një yll
të thotë se s’je vetëm
një këpucë e humbur
të zgjon rrugë pafund.
Ndize një cigare
nga paketa e Prometeut.
1972
DRITARETDritaret
janë britma ime që të braktiset
dhoma e errët e vetmisë.

Çfarë ndodh me artin nëse ai u gjunjëzohet influencerave për shkak të numrit të madh të ndjekësve?/Visar Zhiti
Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa njerëzve të artit dhe të mendimit në Shqipëri dhe