ANEKDOTA-Jean Follain
I vetmi bojaxhi i kësaj qyteze
i jepte edhe një dorë dyqanit të pastoli
dhe ia merrte lehtë një kënge
kur nga stacioni i trenit vinin
dy udhëtaret e vetme
shpërfillëse ndaj asaj dashurie
që përhapte gjithkund pranvera
por ka këngë që nuk reshtin
e që na i sjell një puhi.
O botë nuk të ndërtoj dot
pa këtë bojaxhi
dhe pa këto dy gra.
Përktheu: Alket Çani

SHAH-Jorge Luis Borges
SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,Ku dy ngjyra urrehen