Shi-Roberto Bolaño

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Shi-Roberto Bolaño

Po bie shi, e ti thua: “duket sikur retë po qajnë.” Pastaj mbulon gojën dhe nxiton hapin.
Sikur ato re të shkreta po qajnë?
S’ka mundësi, e pamundur. E megjithatë, nga vjen ai tërbim,
ai dëshpërim që do të na çojë të gjithëve në ferr?
Natyra i mbështjell disa nga udhët e saj me Misterin, gjysmëvëllain e saj.
Ndaj kjo mbrëmje,
që ty të duket si mbrëmja e fundit të botës,
do të duket më shpejt nga sa mendon thjesht një mbrëmje e zymtë,
një mbrëmje vetmie e humbur në kujtesën tënde: pasqyrë e Natyrës.
Apo ndoshta do ta harrosh.
As shiu, as të qarat, as hapat e tu që jehojnë në shtegun e kripur të shkëmbit nuk kanë rëndësi tani;
Tani mund të qash, e ta lësh shëmbëlltyrën tënde të tretet
mbi xhamat e atyre makinave të parkuara gjatë Shëtitores.
E megjithatë, ti nuk humbet dot.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top