Në kujtim të shkrimtares Marjane Satrapi

in Letërsi by

Marjane Satrapi, 56 vjeçe, shkrimtare franko-iraniane, vdiq dje. Familja njoftoi se vdiq ‘”prej trishtimit” – si “shkrimtare e vërtetë” – pikërisht pak më shumë se një vit pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, producentit suedez të filmave dhe aktorit Mattias Ripa.

Disa citime nga romani i saj autobiografik-grafik- “Persepolis”, i cili ndjek rritjen e saj në Iran dhe jetën e saj pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Romani (i realizuar edhe si film) eksploron pasojat e rënda të trazirave politike, luftën për identitet personal dhe kontrastet e thella midis rebelimit privat dhe shtypjes publike.

“Atëherë kur kuptova se nuk kuptoja asgjë. Lexova të gjithë librat që munda.”

“Më në fund e kuptova se çfarë donte të thoshte gjyshja ime me shprehjen – Nëse nuk do të ndihesh rehat me veten, nuk do të ndihesh kurrë rehat.”

“Edhe një herë arrita në përfundimin tim të zakonshëm: njeriu duhet të edukojë veten.”

“Dua të jem drejtësia, dashuria dhe zemërim i Zotit, të gjitha në një.”

“Dëgjo. Nuk më pëlqen të predikoj, por ja disa këshilla. Do të hasësh shumë budallenj në jetë. Nëse të lëndojnë, mbaj mend se kjo ndodh sepse janë budallenj. Mos reago ndaj mizorisë së tyre. Nuk ka asgjë më të keqe se hidhërimi dhe hakmarrja. Ruaje dinjitetin tënd dhe ji e sinqertë me veten.”

“Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar keq.”

“Kisha mësuar se gjithmonë duhet të bërtasësh më fort se agresori yt.”

“Në çdo fe gjen të njëjtët ekstremistë.”

(nga libri tjetër i saj “Qëndisje”)

“Të jesh dashnorja e një burri të martuar do të thotë të kesh një rol më të mirë. A e kupton? Këmisha e tij e ndyrë, të brendshmet e tij të neveritshme, larja dhe hekurosja e tij e përditshme, era e keqe e gojës, krizat e hemorroideve, ankthet dhe frikërat tij, për të mos përmendur humorin e keq dhe shpërthimet e zemërimit. E pra, të gjitha këto janë për gruan e tij.
Ndërsa kur një burrë i martuar shkon tek dashnorja e tij… ai është gjithmonë i larë e i hekurosur, dhëmbët i shkëlqejnë, fryma i mban era parfum, është me humor të mirë, është i dëshiruar për çdo lloj bisede, sepse shkon aty për të kaluar një kohë të mirë e të bukur me të.”

Përktheu: Meli Ajazi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top