Në një ditë si kjo-Mahmoud Darwish

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Në një ditë si kjo-Mahmoud Darwish

Në një ditë si kjo, në një qoshk të fshehtë të një kishe, në të plotën madhështi femërore,
në një vit brishtë, kur e gjelbërta e përjetshme takohet me blunë e natës në ag,
kur forma takon përmbajtjen dhe sensualja mistiken,
nën një pjergull të dendur
ku hija e një trumcaku mpak shëmbëlltyrën e kuptimit – në këtë vend emocional
unë do të ndesh fundin dhe fillimin tim
e do të them: Në dreq shkofshi të dy. Bëni si të doni
nëse duhet – më merrni e shkoni tutje,
duke e lënë zemrën e së vërtetës të freskët për pjellat e uritura të çakallit.
Them: Unë nuk jam shtetas
e as refugjat.
Dhe dua vetëm një gjë, asgjë më shumë,
një gjë: një vdekje të thjeshtë, të qetë
në një ditë si kjo, në zemrën e fshehur të zambakut,
ndoshta si shpagim për shumëçka apo për paksa, për një jetë të matur me çaste ikjeje.
Dua një vdekje në këtë kopsht.
Asgjë më shumë… asgjë më pak.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Ndonjëherë -Julia Gjika

Ndonjëherë -Julia Gjika Ndonjëherë sekonda të fundos,të hedh tre pashë nën dhe.Ngritja
Go to Top