MERIMANGA E DRITËS-Aleksandër Bardhi
Askush nuk e vuri re
atë gjestin e pavëmendshëm tek largonte nga fytyra
merimangën e dritës.
Ishte natë e vonë.
Terr legjendash.
Në rrethin e hënës
plakeshin ylberët…
Unë lexoja
qiellin e të kremtes.
Askush nuk e shihte
burkën e të zezës
tek thurej ngadalë
me zafire dhe yje.
Pastaj ikën të gjithë.
Në shesh mbeta unë
dhe fqinji im i verbër.
Ai tanimë
çdo ditë më thotë
se merimanga e dritës
është blici biblik i hënës së zezë,
që do të pergjakte çdo ditë syrin tim
e drita do të shkonte
larg e më larg.
TYM I BARDHË-Aleksandër Bardhi
TYM I BARDHË-Aleksandër Bardhi Gyshja thoshtese në shtëpinë tonë,kishte kohëqë kishte hyrë i paudhi. Motra