NATËN NËN QIELL-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

NATËN NËN QIELL-Sueton Zhugri

Kjo është anija dhe ne të dy mblidhemi dritareve duke numëruar flakërimat e çuçurisim;

Ti thua:
Fryma

Unë them:
Ky element i bukur i gojës tënde
Me hapje-mbyllje fjalësh në
forma nebiolash

Hunda:

Një rrëpirë nga ku bie pafundësisht i palodhur
Sizifi.

Buzët:

Qeramikë e butë e antikëve në Knosos

Dhëmbët:

Yje të mbledhur nga dridhërimat e universit,
pulsarë të vegjël që ndalen veç kur ti buzëqesh.

Sytë:

Një qiell i gjelbër që më mban të gjithin për vete.

Lotët:

Mërgimtarë të largët që rrëshqasin në faqe,
kometa që braktisin galaksitë e tyre,
dhe unë,
shtegtar etur pas tyre,
ndjek gjurmë të ujshme për të mbërritur
në një sistem yjor që vetëm ti e zotëron.

Të kisha një ëndërr e të flija…

Ky element i bukur i qenies tënde…

2.8.2025

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top