Fletë kalendari-Tasos Livadhitis
Kush e di se ç’do të ngjajë nesër,
a kush e mori vesh se ç’ndodhi dje.
Vitet m’u tretën aty-këtu,
ndër dhoma, ndër trena, ndër ëndrra,
por nganjëherë zëri i një gruaje,
ndërsa bie nata,
ngjason me lamtumirën
e një moshe që po përfundon
dhe ditët që i ke mangët, o shkurt,
ndoshta do të na jepen në parajsë-
sjell në mendje hotelet e vogla
ku shpërdorova psherëtimat e rinisë sime,
aq sa në fund nuk largohet askush,
por edhe në shkoftë, ku të vejë?
Dhe dashuria është marria jonë
kundrejt të pamundurës,
që njëri të njohë tjetrin –
o Zot u ke bërë padrejtësi poetëve
duke u dhënë vetëm një botë
dhe kur të vdes do të doja t’më varrosnin
në një pirg fletësh kalendari
që ta merrja me vete edhe kohën.
Ndoshta, ç’të mbetet,
qëndroftë në një cep të udhës sonë
si një “mos më harroftë”.
Përktheu: Stefan ZhupaPiktura: “Ngulmi i kohës”,
Salvador Dali
Traktat i shkurtër-Tasos Livadhitis
Traktat i shkurtër-Tasos Livadhitis Kurrë s’do ta mësoshse ç’ishe për mua,edhe sikur t’ishe diell në